Nick Abbott merr detyrën si ambasador i Britanisë në vendin tonë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Ambasada Britanike, e cila në një postim në rrjetin social “X”, shkruan se po hapet një e një kapitulli i ri dhe e konsideron si partneritet i fortë raportin e vendit tonë me Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasada shton se Britania përtej miqësisë me vendin tonë, përqafon edhe rolin si partnere e Shqipërisë në progres.
“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress”, shkruan Ambasada Britanike në një postim në “X””, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.