Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financim të paligjshëm në fushatën zgjedhore

Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për financim të…

Ish-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për akuzat se ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij në vitin 2012. Sarkozy u akuzua për mbishpenzime në fushatë, ndërsa më pas punësoi një firmë që merrej me marrëdhënien me publikun për ta mbuluar. Sarkozy i ka mohuar gjithmonë këto pretendime.

Rasti i tij u njoh me emrin çështja Bygmalion, pas emrit të firmës në fjalë. Vendimi sotëm erdhi nga gjykata e apelit në Paris që konfirmoi vendimin e shkallës më të ulët për fajësi. Shkalla e Parë kishte vendosur 1 vit burg, por Apeli e uli në 6 muaj me kusht. Avokati i ish-Presidentit francez tha se do të apelojë kundër këtij vendimi. Kjo do të thotë se vendimi nuk mund të kryhet ende. Nëse konfirmohet, me shumë mundësi Sarkozy do të detyrohet që të mbajë një byzylyk elektronik, shërbim në komunitet ose të paguajë një gjobë.

Prokurorët thanë se partia e Sarkozy-t shpenzoi dyfishin mbi kufirin prej 22.5 milionë Eurosh në fushatë. E për të fshehur shpenzimet, i kërkoi firmës Bygmalion që të faturonte partinë dhe jo fushatën. Prokurorët pranuan se nuk mund ta provojnë nëse Sarkozy organizoi apo ishte i përfshirë në këtë skemë, ama sipas tyre, ai ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit