Nicole Scherzinger rrit akoma më shumë temperaturat me pozat nga bregdeti

Nicole Scherzinger rrit akoma më shumë temperaturat…

Pjesëtarja e njohur e grupit muzikor “Pussycat” 42-vjeçarja Nicole Scherzinger, ndan shpesh me ndjekësit foto ku duket më në formë se kurrë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë më ndjekësit disa foto nga bregdeti duke rritur kështu temperaturat në rrjet.

Nicole pozoi në shkretëtirën meksikane me bikini, në të cilat kthesat dhe forma dolën në pah dhe i la gati pesë milion fansa të saj pa frymë.

Ajo që më tej i magjepsi ishte fytyra e saj pa make up dhe me një bukuri natyrore.

Këngëtarja së fundmi ndaloi për disa ditë relaksi në Haëaii, së bashku me të dashurin e saj Tom Evans, dhe gjatë rrugës ajo gjithashtu vizitoi familjen e saj që jeton atje.

Duket se Nikole derisa takoi të dashurin e saj aktual Tom, nga i cili ndahet në shumë pak momente, nuk kishte fat në dashuri.

Çifti është së bashku që nga fundi i vitit 2019, dhe ata kanë kaluar vitin e fundit në plazhet e të gjithë botës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit