Nikki Haley e vetme kundër Donald Trump në Primaret e New Hampshire

Nikki Haley e vetme kundër Donald Trump…

Donald Trump fitoi primaret në Iowa në 15 Janar me mbi 51% të votave përballë Ron Desantis, Nikki Haley dhe Vivek Ramaswamy. Menjëherë pas numërimit të votave Vivek Ramaswamy u tërhoq nga gara për të pezulluar fushatën duke dhënë mbështetjen për Trump i cili mirëpriti mbështetjen e dhënë nga Ramaswamy.

Gurvernatori i Floridas Ron Desantis u tërhoq të dielën nga primaret në Partinë Republikane duke mbështetur Donald Trump dy ditë përpara primareve në shtetin New Hampshire. Pavarësisht mosmarrëveshjeve midis tyre Donald Trump dhe stafi i fushatës së tij thanë se është nder sigurimin e mbështetjes së dhënë nga Desantis.

Për Primaret e Republikanëve Trump është ende shumë përpara në sondazhe dhe shpreson të fitojë të gjitha fazat e para më mënyrë që të sigurojë nominimin presidencial herët. Por rivalja e tij Nikki Haley shpreson që të fitojë mbi Trump në New Hampshire në mënyrë që të ngadalësojë ritmin e Trump.

Nga shumë analistë të pavarur ky është shansi i fundit për Nikki Haley që të ndalojë Donald Trump për të siguruar kandidimin përballë Joe Biden.

Të hënën Trump ka fituar një çështje kundër tij në shtetin e Massachusetts me qëllim qëti ndalonte atij emrin në fletën e votimit ku Komisioni i Ligjit për Votimin e Shtetit të Massachusetts ka rrëzuar dy kërkesat kundër Trump.

Nga ana tjetër Donald Trump ka qenë i pranishëm në New Hampshire gjatë fundjavës duke takuar mbështetësit e tij në mënyrë që të rrisë epërsinë e rezultatit dhe pjesëmarrjen në kutitë e votimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit