'Nikla'/ Abuzuan dhe droguan të miturën në Krujë, arrestohet Alket Brata

‘Nikla’/ Abuzuan dhe droguan të miturën në…

Në vijim të operacionit “Nikla”, policia ka arrestuar një 23-vjeçar, të identifikuar si Alket Brata, të dyshuar si autori që vendosi tritol në banesën e të miturës në Fushë Krujë, e cila drogohej dhe shfrytëzohej për prostitucion nga disa persona, përfshirë edhe Bratajn. 

I riu është arrestuar teksa drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”.

Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.

Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.

Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit