Niko Komani anullon dasmën, i jep fund lidhjes

Niko Komani anullon dasmën, i jep fund…

Para një viti stilisti i njohur shqiptar Niko Komani dha lajmin e bukur se dikush i ka vjedhur zemrën dhe shumë shpejt do të martohej.
Ai u shpreh se kishte kohë që ishte i lidhur me një vajzë, por karantina nuk paska ndikuar për mirë në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë tek emisioni “Vizioni i Pasdites”, Niko Komani ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes gjatë periudhës së karantinës.

“Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko Komani.
Ndër të tjera ai ka treguar se izolimi në shtëpi ka qenë sfidues për të dhe ka lënë shumë projekte pezull që mezi po pret që t’i realizojë.
“Mezi po pres të dali kjo karantinë të nis projektet e reja që kisha në dorë. Në fakt kisha një projekt të ri, tek i cili m’u prenë krahët, por çdo gjë do rinisë sapo të dalim nga karantina. Ishte një moment për t’u ulur e për të menduar për më pas. Personalisht ky karantinim më ka vënë gishtin në kokë të mendoj më shumë gjëra dhe të vlerësoj çfarë kam. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin tim dhe të miqëve të mi, më mërzit dhe do doja t’i zbatonim më shumë të gjitha rregullat. I bëjmë keq të gjithve jo vetëm vetes,” përfundoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit