Niko Peleshi pasi “shuan” zjarret në Llogara, fle në darkë tek vila e tij 500 mije euro, te kompleksi i Pandeli Carapulit

Niko Peleshi pasi “shuan” zjarret në Llogara,…

Niko Peleshi, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë iu desh të paktën një javë sa të merrte veten e të vinte në terezi për të kuptuar se vendi po digjej. Vetëm pas dhjetra ankesa e denoncime të banorëve nëpër rrjete sociale u duk se pilafi nuk mbante më ujë dhe deshi s’deshi Niko Peleshi përveshi mëngët dhe doli në TV duke u mburrur se gjoja ishte në krye të detyrës. Vetëm se për habi, në çdo daljë në TV, Niko dukej gjithmonë e më i zi se më parë.

Jo se kishin ndonjë defekt kamerat që e filmonin, por sepse po shijonte plazhin për shtatë palë qejfe. Dhe jo plazh dosido siç përpiqen të “shijojmë” ne pabuksit që na quajnë popull, por përkundrazi në vilën e tij me vlerë 500 mijë euro. Po, po. Niko Peleshi pasi merret me shuarjen e zjarreve në Llogara, shkon dhe fle në darkë tek vila e tij 500 mijë euro, tek kompleksi i Pandeli Carapulit në Dhërmi. Është e çuditshme në fakt se si nuk i ka shkuar në mendje SPAK që të pyesë veten se ku i gjeti paratë Nikua ynë për të patur një vilë në këto vlera të larta. Gjithsesi ndërkohë që ne merremi me SPAK, Niko i shkretë po pushon në super vilën e tij në Dhërmi, për t’u përgatitur për daljen e rradhës para kamerave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit