Niko Peleshi u bashkohet kolegëve, mbi dy orë në SPAK

Niko Peleshi u bashkohet kolegëve, mbi dy…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është zyrtari i radhës nga ana e qeverisë që prek dyert e SPAK, pasi këtë të martë ai u paraqit për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve të para, Peleshi është në hetim për dy çështje të ndryshme njëra prej të cilave lidhet me një tender për matësit e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Korçës, në kohën kur ai ishte kryebashkiak. Peleshi gjithashtu është kallëzuar në vitin 2021 nga LSI për shpërdorim detyre, pasi sipas paditësve ai ka përdorur asetet në fushatë elektorale.

Ministri i Mbrojtjes dha dëshmi për më shumë se dy orë, në dalje për mediat nuk tregoi shumë detaje, duke thënë se u thërrit: Për arsye pozicioni pune. Kjo është hera e parë që Peleshi paraqitet në SPAK, ndërsa kolegët e tij të PS që kanë mbushur burgjet janë të shumtë në numër, pasi kanë abuzuar me pushtetin e dhënë nga qytetarët për përfitime personale. Kësaj rruge duket se po i futet dhe Peleshi, i cili nëse shpallet fajtor për veprimet e bëra në të kaluarën, do të duhet të përgjigjet.

Gjatë karierës së tij në politikë, Peleshi ka mbajtur disa detyra si kryetar i Bashkisë Korçë, zëvendës-kryeministër (2013-2017), Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2017-2019), dhe aktualisht Ministrër i Mbrojtjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit