Niko petaniku krijon TV me 500,000€ të popullit: Dëgjoni çfarë flasim ne në Kuvend!

Niko petaniku krijon TV me 500,000€ të…

Nëse kishit frikë se mos humbisni ndonjë fjalim të zjarrtë të ministrave gjatë orarit të punës, mos u shqetësoni! Niko Peleshi ua ka zgjidhur problemin me një investim prej vetëm gjysmë milioni euro.

Televizioni i ri parlamentar ka nisur transmetimet dhe, çudia e teknologjisë është se rezultati duket sikur ka dalë nga arkivat e TVSH-së të viteve ’80. Një spikere e palodhur lexon se çfarë thanë ministrat dhe deputetët socialistë në komisione, sikur të mos kishim tashmë RTSH Kuvend apo internetin për t’i parë po aty ku ishin.

Rreth 500 mijë euro të parashikuara për një “Media Hub” me studio moderne dhe inteligjencë artificiale.
Një ekran ku pushteti i flet vetes, me të njëjtat fytyra dhe të njëjtat fjalime që i dëgjojmë gjithë ditën falas.

Pse na duhej ky shpenzim financiar, kur të njëjtin material mund ta shmangnim edhe më parë pa paguar asnjë qindarkë shtesë?

Mesa duket, kur bëhet fjalë për të dëgjuar politikanët, paratë e taksapaguesve nuk kursehen kurrë për t’ia dhënë vetes në luks!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit