Nikolin Jaka u rrezikon jetën e qytetarëve, furgonët e qumështit 'Zepa' transportojnë çarçafët e palarë të QSUT

Nikolin Jaka u rrezikon jetën e qytetarëve,…

Nikolin Jaka, i njohur si një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri për lojën me PPP-të, këtë herë po rrezikon jetën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas disa informacioneve të ardhura në redaksinë e “Gazetaatdheu.com”, furgonët që paradite shpërndajnë kos dhe qumësht të “Arlas” dhe “Zepa Natyral”, pasditeve mbledhin rrobat dhe çarçafët e spitaleve në QSUT pë ti çuar në lavanteri dhe anasjelltas.

Pak ditë më parë, vetë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Jaka, një prej miqve të preferuar të Ramës dhe Veliajt, rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas “gojëve të liga”, dyshohet se, ai u infektua nga punonjësit e tij, pikërisht të kompanisë “Zepa”.

Ne urojmë që zoti Jaka të shërohet shpejt dhe të mos mbetet me pasoja nga kjo sëmundje e ligë.

Por burime bëjnë me dije se, Nikolin Jaka, ka fituar tenderin për pastrimin e rrobave dhe çarçafëve të QSUT-së.

Gjithashtu, Jaka është një biznesmen me lidhje të forta që ndikon fuqishëm në “qokat” nga qeverisësit e vendit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, njëkohësisht edhe pronari i kompanisë “Zepa Natyral” dhe “Arla”, sipas një denoncimi të ardhur në adresën e “Gazetaatdheu.com”, përdorte furgonat e kompanisë së qumështit e kosit, për të transportuar çarçafët e papastër të QSUT-së, që u kthye në vatër të koronavirusit.

Kështu rrezikohet jeta e konsumatorëve të produkteve “Zepa Natyral” dhe “Arla”, duke qenë se punëtorët e këtyre kompanive, janë për një kohë të gjatë edhe në QSUT.

Por Nikolin Jaka duket se nuk shqetësohet për këtë, madje as që edhe vetë u infektua me COVID-19.

Jo vetëm kaq. Shpeshherë, ka pasur edhe raste kur Nikolin Jaka, ka hapur gjyqe ndaj gazetarëve, të cilët i nxjerrin në pah “të palarat” e tij (jo ato të QSUT-së), si dhe abuzimet e pafundme.

Kujtojmë se vite më parë, Nikolin Jaka, ka provuar edhe prangat, si i akuzuar për korrupsion me tenderat, kur mbante postin e rëndësishëm në qeverinë “Berisha 2”.

Me keqardhje, i urojmë Jakës shërim të shpejtë nga koronavirusi./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit