Nikoll Lesi: Në qeveri duhet patjetër Ahmetaj, sepse ai është thithës dhe gjetës i vrimave bankare jashtë vendit…

Nikoll Lesi: Në qeveri duhet patjetër Ahmetaj,…

Ditën e nesërme pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë emrat e kabinetit të ri qeverisës.  Sigurisht në PS, ka shumë ankth mes atyre që presin vendimin e liderit.

Po kështu, në media kanë nisur spekulime të shumta për emrat e ministrave.

Edhe Nikoll Lesi, ka hedhur disa nga idetë e tij të vyera, lidhur me qeverinë “Rama 3”. Ai veçon Arben Ahmetajn, si njeriun që duhet të jetë patjetër në qeveri, sepse sipas Lesit, është “thithës investimesh dhe gjetës vrimash bankare jashtë vendit për t’i sjellë në Shqipëri”.

Lesi ka harruar të pëmendë faktin se Arbeni, është edhe lojtar i madh në shumë fusha dhe e ka shumë të zhvilluar tolerancën e marrjes së riskut, pra ndërmerr risqe me shumicë…

Shkrimi i Koha Jonë: 

Deri nesër në ora 10.00 të gjithë në PS janë me zemër të ngrirë, pasi do jetë kryeministri Rama që do të shpallë Qeverinë e re.

Shumë emra janë lakuar nga media, por nisur nga logjika e qeverisjes që po mbyllet, del se disa ministra mund ti mbajë Edi Rama për shkak të përformancës pozitive  dhe idesë së vazhdimësisë qeverisëse.

Më i garantuarri 100 % mbetet Arben Ahmetaj që nuk ikën, përkundrazi përforcon pozitat në qeveri e re. Ai njihet si njeri praktik dhe i kudondodhur, thithës investimesh nga jashtë dhe gjetës vrimash bankare jashtë vendit për ti sjellë në Shqipëri. Opozita e ka akuzuar si i korruptuar, por ai nesër nominohet nga kryeministri.

Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu janë dy ikona pune dhe prezence në qeveri, të cilat kanë manifestuar profesionalizëm dhe përgjegjshmeri gjatë këtij mandati. Burime në mazhorancë thonë se janë edhe nesër në Qeverinë e re të Kryeministrit.

Ndërkohë Bledi Çuçi do jetë kryeparlamentar, falë qetësisë olimpike dhe lidhjeve të forta ndërkombëtare. Ai njihet edhe si pjesë e lobit proamerikan në Shqipëri.

Ndërsa ministrat e tjerë mësohet se po marrin plaçat e tyre nga zyrat e qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit