Nikoll Sherrniku dënohet me “burg pa afat”, avokati: Vendim i gabuar!

Nikoll Sherrniku dënohet me “burg pa afat”,…

Nikoll Sherrniku, i cili dyshohet nga prokuroria se ka dijeni për vrasjen e efektivit Xhulio Prela në datën 5 Dhjetor në afërsi të Lezhës, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka mohuar kategorikisht se ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje. Sipas avokatit mbrojtës atë ditë Sherrniku qenë duke festuar ditën e tij të lindjes me familjarët në shtëpi. Gjithashtu pala mbrojtësi thekson se ata do të dëshmojnë pafajësinë para organeve gjyqësore dhe se kanë në dispozicion 12 dëshmitarë okular, të pranishëm në ditëlindjen e Sherrnikut. Avokati thekoi se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me automjetin që lidhet me ngjarjen pasi ky mjet i përket një personi tjetër i cili ka ndërruar jetë

Avokati theksoi se i mbrojturi prej tij nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen e efektivit Xhulio Prela më 5 Dhjetor, pasi ai ka qenë duke festuar ditëlindjen e tij me familjarët. Gjithashtu pala mbrojtëse thotë se vendimi i gjykatës për ta lënë në burg pa afat është i gabuar dhe se ata do të dëshmojnë pafajësinë në seancat e ardhshme.

“Ne u paraqitë sot në seancën e komunikimit të masës së sigurisë të personit të ndaluar pra, Nikoll Sherrnikut, kërkuam të njiheshim me aktet që ndodheshin në dosje. Konkretisht nga gjykata e Lezhës na u vu në dispozicion një kopje e vendimit. Me materialet që u njohëm ne, gjykata ka marrë një vendim të gabuar ndaj të mbrojturit prej meje. Me vërtet është një jetë e humbur, por i mbrojturi prej meje është absolutisht i pa fajshëm për këtë vepër penale, nuk ka asnjë lloj lidhje me natën kur ka ndodh ngjarja. Ai ka qenë duke festuar ditëlindjen me familjen e tij, kjo është e provueshme edhe nga familjarët që ky shtetas nuk ka qenë prezent në natën kur ka ndodhur ngjarja

Pretendimet e organit të akuzës, aludohet se një automjet pretendohet se është përdorur nga Sherrniku ka kaluar natën e ngjarjes ka kaluar në orë të përafërta me vrasjen e shtetasit në fjalë, ne do ta provojmë përpara prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë se klienti im është i pa fajshëm se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen pra ne kemi mbi 12 dëshmitarë që kanë qenë atë natë deri vonë në darkën familjare për të festar ditëlindjen e Nikoll Sherrnikut.

Automjeti nuk është në pronësi të të mbrojturit prej meje por është i një shtetasi i cili ka vdekur për shkak të Covid-19,  ata nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin nuk arrij të kuptoj akuzat që ngreh prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë”- u shpreh avokati i e Nikoll Sherrnikut.

Gjykata e Lezhës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Sherrnikut, i cili aludohet nga organi i akuzës se është i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhuljo Prela. Ndërsa nga pala mbrojtëse ky vendim është cilësuar si i gabuar dhe se ata do të dëshmojnë bashkë me dëshmitarët sa më parë pafajësinë e Nikoll Sherrniku./Fax News

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit