Nikolli i plagosi me thikë buke duke u falur, dalin emrat e besimtarëve

Nikolli i plagosi me thikë buke duke…

Rreth orës 14:30 një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, teksa në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës një 34-vjeçari identifikuar si Rudolf Nikolli, plagosi me thikë buke 5 persona besimtarë. Mësohet se personat e lënduar nga sulmi janë identifikuar si Donard Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Bëhet me dije se personat e plagosur janë dërguar në spital, teksa ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nikolli hyri në xhami i armatosur dhe qëlloi me thikë besimtarët teksa ishin duke u falur. Mësohet se ata janë në gjendje të qëndruseshme shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit