Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit

Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po…

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i “Grupacioni 4iG” .

Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje me strategjinë e “Grupacioni 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se përvoja e krijuar e “Grupacionit 4iG” në industrinë e telekomunikacionit, e kombinuar me ekspertizën e saj në korniza rajonale, mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në tregun e RMV-së. Kjo nismë premton përfitime të konsiderueshme për të dyja palët, ndërsa mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, sepse edhe Maqedonia edhe Grupacioni 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të ndërlidhur dhe digjitale të avancuar”, theksoi ministri Nikolloski.

Ballina
Telegrafi Local
Paris 2024
Të Fundit
Moti
Jobs
Real Estate
Deals
Edicioni:
Kërko lajme
Deals

Real Estate

Jobs

Moti

Marketing
Ballina
Të Fundit
Në Trend
Live
Paris 2024
Për ne
Na Kontaktoni
Arkiva
Prokurimi i hapur
Reklamo në Telegrafi
Shkarkoje aplikacionin:

IOS APP
Android APP
Lajme
Maqedonia e Veriut
Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit
Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit
Para 3 ore
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i “Grupacioni 4iG” .

Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje me strategjinë e “Grupacioni 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se përvoja e krijuar e “Grupacionit 4iG” në industrinë e telekomunikacionit, e kombinuar me ekspertizën e saj në korniza rajonale, mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në tregun e RMV-së. Kjo nismë premton përfitime të konsiderueshme për të dyja palët, ndërsa mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, sepse edhe Maqedonia edhe Grupacioni 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të ndërlidhur dhe digjitale të avancuar”, theksoi ministri Nikolloski.

Gjatë takimit zyrtar, të dyja palët e thekauan rëndësinë dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale për shkak të përparimit ekonomik dhe social.

“Në përputhje me planet për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë deri në vitin 2030, kryetari i “Grupacionit 4iG” shprehu interes për bashkëpunim në projekte në infrastrukturën e komunikimit, duke theksuar investimet e mundshme në teknologjitë më të avancuara për përmirësimin e lidhjes ndërmjet zonave urbane dhe rurale në Maqedoni”, theksohet në kumtesën.

Kjo nismë, nënvizohet, ka për qëllim përmirësimin e përvojës së klinetëve, të promovojë qëndrueshëri, të krijojë mundësi të reja për punë dhe të stimulojë rritjen ekonomike.

Grupacioni 4iG është operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në sektorin e hapësirës dhe industrisë së mbrojtjes.Në vitin 2022, Grupacioni 4iG zgjerohet në tregjet e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, duke vendosur pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri përmes lançimit të markës së tij të telekomunikacionit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit