Nikoqiri i Kuvendit do blejë Microsoft Excel 350,000€ me paratë e shqiptarëve

Nikoqiri i Kuvendit do blejë Microsoft Excel…

Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e Niko petanikut, po përgatit një faturë financiare skandaloze për vitin 2027, duke kërkuar një buxhet total prej 27 milionë eurosh, që shkon plot 5 milionë euro më lart se tavani i parashikuar në projektligj.

Ky dokument zyrtar, i mbajtur më 6 nëntor 2026, zbulon se institucioni më i lartë ligjvënës jo vetëm që po fryn strukturën e tij administrative me punonjës të rinj, por po hap thesin e fondeve publike për kontrata të kushtueshme teknologjike, sisteme inteligjence artificiale dhe shpenzime luksi për deputetët nga taksat e popullit.

Në planin e ri, administrata e Kuvendit kërkon ta rrisë numrin e punonjësve në 499 veta, duke tejkaluar tavanin prej 489 pozicionesh të përcaktuara në projektligjin e buxhetit. Ky shtim prej 10 vetash argumentohet me angazhimin e 8 këshilltarëve të rinj për komisionet parlamentare në bazë të një vendimi të ri për shtimin e numrit të tyre, si dhe 2 punonjës shtesë për shërbimet mbështetëse.

Por shqetësimi kryesor qëndron te zëri i investimeve kapitale, ku kërkesat e institucionit arrijnë në 2 milionë euro, ndërkohë që në projektligj ishin marrë parasysh vetëm 528 mijë euro.

Mes projekteve më të shtrenjta që do të financohen nga taksat e qytetarëve spikat “Media Hub”, i njohur si Memoria Digjitale dhe Inteligjenca e Punimeve Parlamentare, me një vlerë prej 448 mijë eurosh për vitin 2027, i lidhur përmes një kontrate të nëntorit 2026 në bashkëpunim me AKSHI-n dhe shoqërinë “Albanian Digital Solution”.

Po ashtu, përditësimi i sistemit të gjurmimit legjislativ me module të inteligjencës artificiale do të kushtojë 88 mijë euro, ndërsa blerja e licencave të sigurisë Microsoft 365 E5 dhe programet e saj, kap shifrën e 352 mijë eurove për shkak të sulmeve kibernetike.

Listës së shpenzimeve i shtohen edhe 551 mijë euro për rrjetin e ri wireless në dy godinat e Kuvendit dhe 220 mijë euro për digjitalizimin e arkivës me skanim në rezolucion të lartë.

Fatura e rëndë e Kuvendit nuk mbyllet këtu, pasi dokumenti nxjerr në pah kosto të jashtëzakonshme për ekspertët e jashtëm dhe udhëtimet e deputetëve. Vetëm Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale kërkon 275 mijë euro për të paguar 26 ekspertë, pa llogaritur aspak komisionet e tjera. Ndërkohë, buxheti rëndohet edhe nga rreth 110 mijë euro shtesë për shpenzimet e udhëtimeve dhe dietave të deputetëve, si pasojë e drejtpërdrejtë e ligjit për rritjen e pagave të tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit