Niku i përgjimeve të Ndranghettas që i ndan 20% Veliajt, merr rreth 2 MILIARD LEKË nga paratë tona

Niku i përgjimeve të Ndranghettas që i…

M’u në hyrje të Shefqet Ndroqit është gdhendur si statujë bombola e oksigjenit të GTS të Nik Halilit. Është kontraktori që ka kthyer në monopol furnizimin me oksigjen të spitalit që drejtohet nga Perlat Kapizysi. Të qenit bashkëshort i Luneda Sufalit, drejtoreshës së ISSH, padyshim që ka benefitet e veta, por ajo që së pakëti duhej vënë nën hetim për personin që i doli emri në dosjen e Ndranghettas italiane, janë shifrat stratosferike në shkelje nëpërmjet prokurimeve publike që ka përfituar nga taksat e shqiptarëve.

Nëse nuk e mbani mend mirë, Nikut i doli emri në dosjet e përgjimeve italiane si sekser i lalit për pazaret 20% me mafian për ndërtimin e kullave dhe tenderave të Bashkisë Tiranë. Gjithçka u kalua në heshtje, çështja nuk u hetua dhe Nik Halili ende vazhdon të marrë tendera i pashqetësuar. 5 MLD LEKË VETËM NGA PERLAT KAPISYZI.

Shifrat nga taksat e shqiptarëve që i japë futur në xhep Halilit janë të shumta, por vazhdojnë të shtohen çdo javë, përfitimeve me 100% të Fondit Limit, falë marrëveshjes kuadër me institucionet e Shëndetësisë si sigurues i vetëm i oksigjenit në spitale, kamufluar me kompaninë tjetër që përfiton këto tendera, MESSER Albagaz.

1.9 MILIARDË LEKË ka përfituar Niku në tenderin e fundit të dhënë nga Perlat Kapisyzi. Një shifër kjo e vogël krahasuar me tenderat e tjerë të përfituar nga Shefqet Ndroqi. Në këto tendera, Halili nuk ka nevojë të konkurrojë me ndonjë operator tjetër ekonomik sepse është i vetmi në treg që e siguron oksigjenin dhe i vetmi që përfiton nga Paratë Publike.

E bukura dhe ironikja e tenderave që përfiton Halili është se ka hyrë në lojë me të dyja kompanitë e tij GTS dhe MESSERIN, duke shtuar buxhetin që i vjen nga paratë e popullit. Ka përfituar në bashkëpunim me dy kompanitë e tij mbi 2.8 MILIARDË LEKË për furnizim me oksigjen.

(Listën e plotë të prokurimeve publike të dhënë nga autoritetet kontraktues mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit