Nipat e ish-kreut të njësisë Administrative Postribë, montonin mina artizanale për grupet kriminale

Nipat e ish-kreut të njësisë Administrative Postribë,…

Është arrestuar gjatë ditës së sotme Jesar Shabaj, 20 vjeç, teksa në kërkim është shpallur Jasar Shabaj, 23 vjeç. Dy vëllezërit nga Postiba e Shkodrës kishin planifikuar që të kryenin atentate me eksploziv në Tiranë. Njëri nga djemtë u arrestua, teksa tjetri u shpall në kërkim.

Ndërkohë policia ka sekuestruar 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar, si dhe një dorezë metalike.

Dy vëllezërit dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë, teksa janë nipat e ish kreut të njësisë Administrative Postribë, Altin Shabaj.

Vëllezërit zotëronin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë”, ndërsa kishin banesa edhe në Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit