Nipi i dogji shtëpinë dy ditë më parë, ndërron jetë nga djegiet 94-vjeçari

Nipi i dogji shtëpinë dy ditë më…

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.

Zjarrvënia në banesën e tij dyshohet ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T.

Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

/tpz/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit