Nipi i Prefektes së Beratit ndërton në zonën e mbrojtur nga UNESCO

Nipi i Prefektes së Beratit ndërton në…

Që zyrtarët e qeverisë dhe bashkive të vendit abuzojnë me taksat e qytetarëve kjo është një gjë e vërtetuar katërcipërisht nga denoncimet e shumta që kemi bërë, por edhe nga hetimet e prokurorisë së posaçme.

Por abuzimi me tendera nuk është e vetmja mënyrë që përfitojnë zyrtarët! Marrja e një leje ndërtimi në një zonë të mbrojtur nga UNESCO është një benefit i majmë që i kalon kufijtë e imagjinatës.
Kështu është rasti i Dejni Zylyftarit, topografit të bashkisë së Beratit. Duke qenë nipi i prefektes së qytetit njëkohësisht dhe kryetares së Partisë Socialiste, Valbona Zylyftari, ai ka mundur që të përfitojë leje nga bashkia për të bërë një ndërtim në lagjen ‘28 nëntori’.

Rasti u denoncua nga emisioni “Stop”, dhe leja për ndërtimin e këtij hoteli në një sipërfaqe ku është e ndaluar kategorikisht përdorimi i hekurit dhe betonit ishte dhënë nga bashkia. Si duket Valbona ka bërë gjithçka që nipi i tij ta fitojë atë leje. Instituti i Monumenteve të Kulturës ka deklaruar se nuk ka dhënë një leje të tillë, i njëjti qëndrim është mbajtur dhe nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Tashmë ai ndërtim duhet të prishet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme, dhe po të mos ishte për denoncimin e bërë në media, Dejni me krahët e ngrohtë të pushtetit do të shijonte frytet e një ndërtimi të jashtëligjshëm.

Në Shqipëri nuk kanë munguar rastet kur qytetarë kanë shkuar në qeli të akuzuar për ndërtim pa leje qoftë për një avlli, ndërrimin e tjegullave të çatisë apo ndërtimin e kotecit të pulave. Kjo është ajo që ndryshe njihet drejtësia me dy standarte.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit