Nipi i tij u vra gjatë sulmit me kallashnikov, xhaxhai i nxënësit të ndjerë në Deçan mallkon autorët

Nipi i tij u vra gjatë sulmit…

Pas tragjedisë në Gllogjan të Deçanit të Kosovës, ku mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit të shkollës, në rrjet kanë shpërthyer postimet me mesazh ngushëllues. Një ndër postimet prekëse, ishte edhe ai i xhaxhait të Ledjon Hamzajt.

Përmes rrjetit social Facebook, Arianit Hamzaj, i afërm i viktimës, ka bërë një postim prekës për nipin e tij tashmë të ndjerë. Xhaxhai i nxënësit që u vra dje në Deçan ka shprehur dhimbjen për humbjen e nipit, ndërsa mallkon autorët e tragjedisë.

Postimi i plotë:

Ledion.

Engjulli Ynë mbrojtës.

Led Migjë, i ka 10 ditë qe nuk tkom pa, do vinë edhe 10 ditë tjera, 10 javë e muaj, e vitë te tera, e skemi me u pa më ne ketë bote te egër, veshtirë, e kobshmë, por kshtu e paska jeta. Do na mungosh, tanë jetën, ne gezim e hidherimë. Do jesh ne zemrat dhe mendjet tana, perjëtsishtë!

Shëmbullori Ynë, pusho i qetë, Engjull.

Qohftë mallku, aj qe shtiu ne Ju.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit