Nipi i vuri zjarrin banesës, vdes si pasojë e djegieve 94-vjeçari nga Kavaja

Nipi i vuri zjarrin banesës, vdes si…

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.

Zjarrvënia në banesë e tij ka qenë e qëllimshme dhe për këtë arsye është arrestuar nipi i tij me inicialet Rr.T. Ai dyshohet se i ka vendosur flakën shtëpisë pas një zënke me gjyshin e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit