Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës së Apelit në Tiranë kërkon që të dalë nga burgu.
burimet e informacionit në redaksinë tonë, bëjnë me dije se Gjon Shkambi i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me anë të një kërkese për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest më burg” në masën analoge “arrest në shtëpi”, duke pretenduar se masa e caktuar ndaj tij është realizuar në kapërcim të parashikimeve ligjore për vleftësimin e masës së sigurimit.
Kujtojmë që kjo e fundit me kërkesë të prokurorisë e ka lënë të pandehurin në arrest me burg, sipas vendimit me Nr.2774 të datës 09.10.2025 si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/ “ç”;25; 22 të Kodit Penal.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në datë 05.10.2025, dhe të pandehurit janë lënë në masën e arrestit me burg vetëm katër ditë më vonë. Ditën e sotme pranë gjykatës, është dorëzuar në rrugë postare kërkesa me objektin e përmendur për Gjon Shkambin
Caktimi i seancës për zëvendësimin e masës së sigurisë për të pandehurin Gjon Shkambi, pritet të bëhet javës në vijim dhe do të mbetet në vlerësimin përfundimtar të gjykatës për ta pranuar apo rrëzuar kërkesën e ngritur nga i pandehuri.