Nis fushata nga brenda Infektivit për Çomon, vëllai s’kishte asnjë informacion për të, MSH detyron pacienten të dalë me video

Nis fushata nga brenda Infektivit për Çomon,…

Teksa spitalet Covid në vendin tonë janë kthyer edhe më të vështira se burgjet për të marrë informacion për të shtruarit, një rast i çuditshëm është zhvilluar gjatë ditës së sotme. Fillimisht ishte një qytetar i cili tregonte se kishte dy ditë që kishte shtruar motrën e tij në Infektiv, dhe nuk kishte marrë asnjë informacion për gjendjen e saj, dhe pas kësaj e gjithë makineria e propagandës është vënë në punë.

Në një reagim në kohë rekord, që nuk e ka bërë as për raste denoncimesh të forta, përfshirë vdekjet nga pakujdesia, MSH e ka nxjerrë pacienten që të bëjë një deklaratë për shërbimin e mrekullueshëm që ajo merr brenda spitalit.

Edhe pse nuk dihet nëse ia kanë rrëfyer arsyen e filmimit, pacientja i drejtohet në vetë të parë shefes së Infektivit Najada Çomo, dhe e falenderon për punën e pakursyer që ajo bën. Të njëjtat infermiere dhe mjeke që nuk kishin kohë që të lajmëronin familjarët e pacientes për gjendjen ku ajo ndodhet, kanë kohë, në mesin e qindra pacientëve që duhet tiu shërbejnë, që të bëjnë një video me efekt shpërndarje me urgjencë në media.

“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja.

Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri. Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë. Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë.

Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40-vjeçarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit