Nis hetimi, policia ndjeu aromën dhe hyri brenda: Arrestohen 3 shtetas

Nis hetimi, policia ndjeu aromën dhe hyri…

Gjithçka nisi pas një hetimi për plagosjen e një të riu shqiptar javën e kaluar në Francë duke përfunduar në tre të burgosur, përfshirë edhe objektivin e plumbave.

Mediat bëjnë me dije se i riu shqiptar mori një plumb në legen dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse muajt në vijim do t’i duhet t’i kalojë në qeli.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi shtëpinë ku qendrontë shqiptari. Me të hyrë aty ata ndjenë një erë të rëndë amoniaku në banesë duke bërë që të kërkonin edhe më tepër.

Gjatë kontrollit zbuluan 600 gramë heroinë dhe 80 gramë kokainë.

Në shtëpi u zbuluan edhe dy të rinj të tjerë krahas të plagosurit. Njëri prej të arrestuarve të tjerë ishte shqiptar, kurse tjetra, një vajzë franceze.

Të tre ata u paraqitën për gjykim të njëjtën pasdite në gjykatën e Annecy për veprime të bashkimit kriminal, blerjes, posedimit, ofrimit ose transferimit dhe përdorimit të narkotikëve.

Në fund të seancës, ata u shpallën fajtorë për vepra të lidhura me drogën dhe të gjithë u burgosën.

Të dy burrat morën përsipër drejtimin e qendrës së paraburgimit Aiton për 36 dhe 10 muaj burg përkatësisht dhe dëbim nga territori francez pa të drejtë rihyrje. /abcnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit