Nis luft@! Përplasje e përgja.kshme mes dy ushtrive në Lindje

Nis luft@! Përplasje e përgja.kshme mes dy…

E fshehur nga malet mbi 8 mijë metra në Himalajë, por edhe nga lajmet e vrullshme që po ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe pasojat e pandemisë globale, sot një episod ka ndryshuar “status quo” gjeopolitike të dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës.

Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar viktima.

Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën tre viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka patur nga të dy anët.

Sipas ministrisë së Jashtme kineze, forcat indiane kanë kaluar linjën e quajtur LAC (Line of Actual Control), që faktikisht përbën linjën e kufirit nga viti 1962, kur gjatë muajit nëntor dy fuqitë u përballën në një luftë të hapur që kushtoi mijëra viktima, veçanërisht nga pala indiane.

Pekini dhe Nju Delhi përballen për kontrollin e rajonit të Kashmirit, historikisht i ndarë nga këto dy vende dhe Pakistani. Konflikte të shumta kanë ndodhur midis tre fuqive bërthamore gjatë viteve, por nuk kishin arritur tensionin e ditëve të fundit. Përballja e këtyre orëve po ndodh në zonën e Galwanit, kontrolli e të cilës kërkohet nga Kina.

Për më shumë, përplasja ka ndodhur në një moment kur kancelaritë e dy vendeve filluan të flisnin për një demilitarizim të zonës.

Episodi ka krijuar një valë reagimesh me tone nacionaliste në opinionin publik të dy vendet, me akuza të ndërsjella që po gjenerojnë një tension që rrezikon të destabilizojë edhe më shumë kontinentin aziatik, në këto orë ku po shihet sërish edhe rritja e tensionit midis dy Koreve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit