Nis mbledhja e Këshillit Politik, diskutime mbi amendamentet e Kodit Zgjedhor

Nis mbledhja e Këshillit Politik, diskutime mbi…

Këshilli Politik është mbledhur pasditen e kësaj të hëne. Ekspertët pritet të prezantojnë amendamentet.

Ajo që dimë është se pas marrëveshjes që arritën mazhoranca e opozita, me dy pika kyçe, duket se ka marrë udhë fakti që palët mund të vijojnë më tej.

Disa nga pikat e pasqyruara në këtë draft lidhen me kuotën gjinore, përbërjen e KQZ, votën e emigrantëve, roli i medias në fushatat zgjedhore, financimi i partive politike si dhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor, të cilat pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme me ekspertët për të bërë ndryshimet përfundimtare.

Gjithashtu ditën e nesërme, e martë 16 qershor do të mblidhet edhe Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore për të informuar dhe paraqitur ndryshimet e arritura që do të reflektojnë marrëveshjen e arritur mes palëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit