Nis muaji i begatë i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!

Nis muaji i begatë i Ramazanit, agjërim…

Sot është dita e parë të muajit të begatë të Ramazanit. Nga sot, 11 mars 2024 e deri në datë 10 prill 2024, besimtarët muslimanë do të mbajnë 30 ditë agjërim. Agjërimi dhe aplikimi i tij në praktikë, është obligim fetar, një nga pesë shtyllat e Islamit dhe adhurim që bëhet vetëm për hir të Zotit.

Në këtë muaj është Nata e Kadrit, që ka vlerën e më shumë se një mijë muajve dhe në të cilën njerëzve u ndahet mëshira dhe falja e Allahut, kohë ku zbriti kurani fisnik dhe këtë vit kjo natë shënohet në datën 5 prill, teksa dita e Fitër Bajramit do të festohet në datën 10 prill.

Gjatë këtij muaji, muslimanët heqin dorë nga ngrënia, pirja dhe kontrolli i të gjitha dëshirave të brendshme që nga agimi kur konsumojnë syfyr deri në perëndim të diellit kur konsumojnë iftar. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit sjellë shumë përfitime si në aspektin e shëndetit fizik dhe në aspektin mendor tek njeriu.

Ramazani është muaji më i mirë i vitit, është një nga muajt të rëndësishëm dhe të shenjtë për muslimanët në mbarë botën. Muaji i Ramazanit konsiderohet si një mundësi për muslimanët për t’u falur, për të agjëruar dhe për t’iu afruar Zotit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit