Nis numërimi mbrapsht përpara Kuvendit të Berishës, Basha thërret urgjent kryetarët e degëve

Nis numërimi mbrapsht përpara Kuvendit të Berishës,…

Na ndajnë vetëm pak orë përpara se të nisë fuqishëm, Kuvendi i Sali Berishës dhe Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e tij. Mësohet se Basha ka thirrur një mbledhje me kryetarët e degëve të PD. Në këtë mbledhje bëhet e ditur se Basha ka lënë anash ata që i kanë dalë në krahë Berishës. Konkretisht ata që nuk janë thirrur sot në mbledhjen e Bashës, janë kreu i PD-së në Vlorë- Genc Deromemaj, kreu i PD-së në Kukës- Arif Rexhmati , Devoll- Arben Miza , Paskuqan- Anton Pjeternikaj, Fushë-Krujë- Agron Loka, Dega 6 në Tiranë Dashnor Visha, Shijak- Rezart Tusha, Gjirokastër- Dashnor Aliko, Besnik Fucia- Kashar dhe kryetari i dehës 1 në Tiranë Fetah Hasanaj. Kujtojmë se Kuvendi i Berishës do të mbahet nesër në orën 10:00 në stadiumin Air Albania.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit