Nis seanca për dosjen 184/ Pritet vendimi për katër të pandehurit, Imeraj nuk shkon në sallën e gjyqit

Nis seanca për dosjen 184/ Pritet vendimi…

 Seanca e dytë për Dosjen 184 që përmban përgjime mes zyrtarëve dhe politikanëve në lidhje me shit-blerjen e votave gjatë procesit të zgjedhjeve në vitin  2017, po zhvillohet sot. Pas një ping-pongu të gjatë prej tre vitesh mes institucioneve të drejtësisë, pritet që sot kjo dosje të marrë rrugë. trupi gjykues do të japë vendimin për katër të pandehurit, ose do ta kthejë sërish në Prokurori për hetime të mëtejshem.

Të pandehur për këtë dosje janë marrë: Robert Aga, ish-shef i komisariatit, Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, kryebashkiaku Dionis Imeraj, Nuri Meda e Hasan Hoti. Vetë Aga është i pranishëm në sallën e gjyqit bashkë me Gjeçin, Medën e Hotin, ndërsa kryebashkiaku Imeraj mungon.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar pushim të hetimit për kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, Imer Lalën, Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Miklin. Sipas Prokurorisë akuza për shitblerjen e votës për këta persona, ka kaluar afatet e parashkrimit.

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”

-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u  shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit