Nis shumë shpejt Big Brother VIP, zbulohet data

Nis shumë shpejt Big Brother VIP, zbulohet…

Shumë shpejt do të nis reality show Big Brother VIP.

Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve do të rihapë zyrtarisht dyert në datën 5 tetor.

Stafi i BBV e ka bërë publike datën e nisjes së këtij emisioni.

“Big Brother”, rikthehet pas 4 vitesh me një edicion special ku në qendër do të jenë personazhe VIP të cilët do të ndajnë me publikun çdo ditë e më shumë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.

Ndryshe nga më parë, ky edicion do të shoqërohet çdo javë me nga dy spektakle të cilat do të garantojnë argëtim, emocion, lojëra, debate dhe gjithë elementët e një show madhështor.

Personazhet VIP do të izolohen për 100 ditë në shtëpinë më të dashur të shqiptarëve, ku do të mësojnë të përshtaten me njëri-tjetrin dhe me kushtet e vendosura nga “Vëllai i Madh” me qëllim ‘rrëmbimin’ e çmimit final.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit