Nis sot muaji i Ramazanit! Besimtarët agjërojnë për të dytin vit në kushtet e pandemisë

Nis sot muaji i Ramazanit! Besimtarët agjërojnë…

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masat kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185).

Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Agjërimi (sawn) është një nga pesë detyrat e besimit islam. Të tjerët janë profesioni i besimit (kalima), recitimi i përditshëm i pesë lutjeve (salat), dhënia e lëmoshës (zekatit) dhe përmbushja, së paku një herë në jetë, e pelegrinazhit (hagg) në Mekë. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu i uroi dje të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa bëri apel që ky të jetë muaji i faljes, mëshirës dhe mirëkuptimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit