Nis transporti ndërqytetas, në Tiranë ende nuk ka urbanë, Operatorët në protestë

Nis transporti ndërqytetas, në Tiranë ende nuk…

Sot ka rinisur punë transporti publik ndërqytetas, por me kusht që të zbatojë të gjitha masat e përcaktuara në protokollet e sigurisë. I mbyllur prej më shumë se 3 muajsh ky sektor është goditur rëndë nga pandemia, dhe për këtë qeveria po mendon për paketa shtesë për të mbështetur sektorin për ta rihapur.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri janë nisur sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera. Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit urban.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin. Unioni i shoqatave të transportit qytetës dhe ndërqytetës shprehen se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.

Protesta e operatorëve të transportit
Një grup punonjësish të transportit rrethqytetas dhe ndërqytetas u mblodhën për të protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ata kërkojnë një pagë të dytë 40 mijë lekë, por policia i shpërndau duke mos lejuar grumbullimet për shkak të situatës nga COVID-i. Policia ka shoqëruar dy persona. Kjo është një tjetër kërkesë e punonjësve, përpos atyre të shoqatave.

Balluku
Një ditë më parë, ministrja Balluku tha se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Ministrja Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t’u rihapur./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit