Nis viti i ri akademik/ Studentët e pavaksinuar dhe pa test nuk lejohen në fakultete

Nis viti i ri akademik/ Studentët e…

Pas një periudhe të vështirë ku pandemia gjunjëzoi botën dhe universitet u mbyllën për të nisur mësimin online, tashmë ditën e sotme studentët janë rikthyer në auditorë, ndërsa do të pranohen vetëm të vaksinuarit.

Në fakt, viti i ri akademik 2021-2022, ishte parashikuar të niste më 11 tetor por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u vendos që të shtyhej me një javë. E ndonëse kjo kishte si qëllim vaksinimin e të gjithë studentëve, këta të fundit nuk e kanë bërë të gjithë vaksinën.

Ndërkohë ditën e djeshme, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka uruar studentët, duke theksuar se vaksinimi është i nevojshëm.

Kushi:

Më lejoni edhe njëherë që të ftoj të vaksinohet secili prej jush që nuk ka patur mundësi deri më tani. Sepse ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit