Nisen me helikopter në Tiranë të plagosurit në Qafë Thanë

Nisen me helikopter në Tiranë të plagosurit…

Të plagosurit e aksidentit të rëndë në Qafë Thanë janë nisur me helikopter nga Librazhdi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Automjeti tip “A Class” me të cilin udhëtonin personat e lënduar, doli nga rruga duke u përplasur në korsinë e kundërt.

Si pasojë e përplasjes, mjeti shpërtheu në flakë duke shkaktuar lëndime të rënda tëk udhëtarët. Të plagosurit do të vijojnë trajtimin në Tiranë pasi spitali i Librazhdit nuk ka shprehur gatishmërinë për t’i trajtuar për shkak të gjëndjes së rëndë.

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore” – njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit