Nisi biznesin në moshën 10-vjeçare| Njihuni me vajzën që fiton 200 mijë dollarë në muaj

Nisi biznesin në moshën 10-vjeçare| Njihuni me…

Ndonëse vetëm 10 vjeç, Pixie Curtis mund të konsiderohet si një ndër vajzat më të pasura në krahasim me bashkëmoshtarët e saj. Puna e suksesshme e saj dhe të ëmës me lodrat e prodhuara me nënën në Sydney të Australisë, konkludoi në fitime marramendëse.

“Nuk do të ketë nevojë të shqetësohet, me fitimet që kemi mund të sigurojmë pensionin që në moshën 15-vjeçare”, tha nëna e saj Roxy Jacenko e cila është edhe eksperte e PR.

Vajza dhe e bija për herë të parë lansuan koleksionin Pixie Boës në vitin 2011 e më pas me Pixie Fidgets. Këto dy koleksione do të sjellin 21 milionë dollar fitime.

Në janar të këtij viti, 10-vjeçarja shiti mbi 200 mijë dollarë produkte. E Jacenko tha se “detyra e saj më e madhe është mbikëqyrja e bijës gjatë udhëtimeve”.

Vajza dëshiron që paratë e fituara t’ia dhurojë të ëmës për “shoping”, pushime luksoze e dhurata për festat e fundvitit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit