Nisi nga Kina, virusi i fëmijëve prek Gjermaninë

Nisi nga Kina, virusi i fëmijëve prek…

Një virus i ri që prek fëmijët dhe u shkakton probleme me frymëmarrjen që nisi nga Kina po përhapet tashmë edhe në Europë.

Gjatë javëve të fundit, në Gjermani ka pasur një shtim të rasteve të fëmijëve nën dy vjeç që janë paraqitur në urgjencë me virusin respirator sinsincial.

Fëmijët nën moshën dy vjeç janë “veçanërisht të prekur nga shtrimi në spital me infeksion RSV”, theksojnë autoritetet.

Raporti paralajmëroi gjithashtu se infeksionet e coronavirusit dhe ftohjet e shkaktuara nga rinoviruset janë aktualisht të pranishme në Gjermani, megjithëse deri më tani nuk ka shenja të një epidemie gripi.

Simptomat e para të infeksionit RSV te fëmijët zakonisht do të jenë rrjedhje hundësh dhe humbje oreksi, me dhimbje fyti gjithashtu.

Por një rrezik i shtuar ekziston edhe në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje prindërve që të mos neglizhojnë simptomat e para që shfaqen tek fëmijët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit