Nisi të ndjente dhimbje, deputetja shkon për të lindur fëmijën me biçikletë

Nisi të ndjente dhimbje, deputetja shkon për…

Julie Anne Genter, deputete e Zelandës së Re, ka bërë një zgjedhje të pazakontë, në momentin që ka shkuar për të lindur në spital.

Sipas një postimi në facebook, ku i uron mirëseardhjen foshnjës së saj, deputetja shkruan se në momentin që i kanë nisur dhimbjet, ka zgjedhur biçikletën për të shkuar në spital dhe të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Genter shkruan në facebook:

Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi.

Ndërkohë Genter edhe në lindjen e fëmijës së parë, në vitin 2018, ka shkuar më biçikletë në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit