Nisin debatet në Gjermani, kërkohet heqja e termit 'racist'

Nisin debatet në Gjermani, kërkohet heqja e…

Protestat anti-raciste të nxitura nga vrasja e George Floyd në Amerikë kanë ndikuar edhe Gjermaninë.

Paragrafi i tretë në Kushtetutën gjermane thotë se ‘asnjë njeri nuk duhet të favorizohet apo disfavorizohet për shkak të seksit, origjinës, racës, gjuhës, atdheut, besimit, fesë apo opinioneve politike’.

Por partia Jeshile kundërshtoi këtë javë përdorimin e fjalës ‘racë’ dhe kërkoi një ndryshim në kushtetutën e vitit 1949.

“Nuk ka raca. Vetëm qenie njerëzore”, tha lideri i partisë, Robert Habeck. Ai shton se fshirja e këtij termi nga dokumenti do të ishte një lëvizje e ashpër ndaj racizmit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit