Nisin fluturimet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasada tregon rregullat që duhet të ndiqen

Nisin fluturimet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasada…

Pandemia izoloi për më shumë se tre muaj mbi 200  shtete, përfshirë edhe Shqipërinë duke anuluar të gjitha fluturimet me shtetet e tjera. Për këtë shkak teksa jemi ende një vend i prekur nga virusi si edhe SHBA po shënon shifra të larta të viktimave dhe të të infektuarëve, Ambasada shqiptare në Amerikë ka njoftuar rregullat e reja të lëvizjes për shqiptarët.

Në bazë të njoftimit të Ambasadës shqiptare në SHBA, bëhet me dije se këto rregulla hyjnë në fuqi prej ditën e sotme. Pra të gjithë shqiptarët  mund të udhëtojnë drejt Amerikës,  por gjithmonë duke zbatuar rregullat e rrepta të distancimit social dhe mbajtjen e higjenës për të shmangur sa më shumë koronavirusin.

“Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.”-sqarohet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit