Nisin protestat kundër masave anti-COVID në Ballkan

Nisin protestat kundër masave anti-COVID në Ballkan

Policia serbe ka arrestuar 71 persona në përleshjet e fundit midis saj dhe protestuesve në Beograd.

Mes të arrestuarve kane qene edhe një burrë britanik dhe një tunizian. Sipas dëshmive te shumta, disa bërtisnin me thirrje nacionaliste.

Mijëra njerëz u mblodhën për disa ditë me radhë në disa qytete në të gjithë vendin.

Qytetarët kane dale në rrugë edhe në Bullgari, jo për shkak të masave kufizuese, por për shkak të krizës politike që ka shpërthyer në vend.

Presidenti Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm të vendit, duke denoncuar sipas tij “karakterin e tyre mafioz” ndersa Kryeministri Bojko Borisovi i ka mohuar këto akuza.

Përplasja mes qeverisë bullgare dhe presidentit duket se do të thellohet, pas mitingjeve dhe antimitingjeve të mbështetësve nga të dyja palët që po vijojnë për disa ditë me radhë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit