Nisin protestat në Krujë, banorët e prekur nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit

Nisin protestat në Krujë, banorët e prekur…

Një pallat në lagjen Kastriot i vjetër në Fushë Krujë është shpallur i pabanueshëm ng tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo ka bërë që banorët të dalin në protesta, ndërsa shprehen se nga ekspertët ky pallat është konsideruar se ka nevojë për riparime, por nuk është shpallur i pabanueshëm.

Banorët kërkojnë që pallati të riparohet apo rikonstruktohet, ashtu sikundër ka dalë nga ekspertizat që janë janë firmosur nga ekspertët.

Pallati në fjalë i është nënshtruar ekspertizës nga një prej ekipeve të huaja që mbërritën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ai është shpallur i pabanueshëm vetëm në njërën anë të tij, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar rikonstruksioni.

Ndërkohë shumë prej banorëve të pallatit shprehen se nuk kanë përfituar nga bonusi i qirasë, ndërsa nga Bashkia e Krujës nuk ka asnjë reagim. Pallatit, bashkia e drejtuar nga Artur Bushi, i ka vendosur shiritin çka do të thotë se ai mund të shembet.

Kjo ka irrituar edhe më shumë banorët, që nuk ngurojnë të shprehen se pallati në fjalë është shumë më i fortë edhe se bunkeri ku jeton Edi Rama.

Banorët i janë drejtuar bashkisë për të marrë informacione, por duket se ka qenë e pamundur.

“Ne nuk kemi asnjë dokument për të ditur se çfarë bëhet. Pallati ka qenë i banueshëm. Unë nuk kam marrë bonus qiraje. Ekspertët e quajtin një pjesë të banueshëm, ndërsa një pjesë tjetër të pariparueshëm”, tha një prej banorëve.

Banorët zhvilluan dhe një takim me administratorin e njësisë administrative Fush Krujë, Xhemali Xhixha i cili i tha se banorët janë njoftuar dhe se janë trajtuar me bonus qiraje gjë qe u kundërshtua nga banorët.

Duket se qeveria, në kuadrin e rindërtimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, po klasifikon të pabanueshëm edhe objekte që mund të rikonstruktohen, të paktën sikundër pretendojnë banorët për pallatin në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit