Nisin teoritë e konspiracionit/ Beiruti u godit nga një raketë apo...

Nisin teoritë e konspiracionit/ Beiruti u godit…

Pas ngjarjes së rëndë në Bejrut duket se detaje po zbardhen dita-ditës.

Shpërthimi i madh deri më tani i ka marrë jetën mbi 150 personave, teksa janë plagosur mbi 5000 të tjerë.

Qindra prej tyre janë deklaruar të zhdukur dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen dhe shpëtimin e tyre nën rrënoja.

Sipas raportimeve zyrtare, shkak për katastrofën u bë një sasi nitrati amoniumi prej 2700 ton, i ndodhur në një magazinë prej disa vitesh në portin e kryeqytetit libanez.

Qeveria Libaneze shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore.

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë filluar teoritë konspirative dhe spekulimet për një sulm të mundshëm me raketë.

Kujtomë se edhe presidenti Donald Trump, deklaroi se shpërthimi ishte një sulm i tmerrshëm me raketë, sipas disa të dhënave që gjeneralët e tij më të mirë i kishin siguruar.

 Së fundmi një video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, që ngre dyshimet e një sulmi të tillë.

Nga pamjet duket që një objekt i çuditshëm afrohet drejt vendit ku ishte ndezur zjarri, dhe disa komentues mendojnë se është një raketë, ndërsa disa të tjerë hedhin poshtë spekulimet duke argumentuar se është thjesht një zog që po fluturon.

[ngg src=”galleries” ids=”263″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit