Nisma "Dora Sekrete" surprizon 5 fitues me MEGA GIVEAWAY

Nisma “Dora Sekrete” surprizon 5 fitues me…

Zemra e madhe e shqiptarëve dhe bamirësia e tyre nuk njeh kufij, e kjo tregohet fare qartë nga “Dora Sekrete”, një nismë anonime, e cila synon të promovojë gjestet humanitare të shqiptarëve ndaj njerëzve në nevojë, pa përfshirë propagandën në mes.

Kjo nismë, e cila po zgjerohet sot akoma edhe më shumë, është dera e bamirësisë për këdo, në situata të vështira, apo edhe në momente argëtimi.

“Dora Sekrete” synon të jetë një hapësirë dedikuar njerëzve të varfër dhe në nevojë dhe të gjithë atyre që kanë mundësi për t’i ndihmuar ata.

Pikërisht për këtë, pak ditë më parë, DS organizoi një MEGA GIVEAWAY, ku çdokush mund të merrte pjesë duke ndjekur disa rregulla të lehta.

Në këtë “Giveway” ishin 5 çmime:

1️⃣ Iphone 11 Pro Max ose 1000€ 2️⃣ 500€ 3️⃣ Nje Laptop HP 15.6 inch 4️⃣ 250€ 5️⃣ Beats Solo3 wi-Fi

Së fundmi janë përzgjedhur edhe fituesit e këtij Giveaway, i cili pati një pjesëmarrje masive. 5 çmimet u shpërndanë nga vetë organizatorët e kësaj nisme, të cilët të maskuar, pa u identifikuar se kush janë, pasi synimi është “shpirti i mirë” dhe jo “fytyra e njohur”, ngrohën sadopak zemrat e fituesve.

Fituesit u shprehën të lumtur për çmimet dhe vlerësuan nismën e veçantë që është krijuar. Shqiptarët kanë besim të “DS”, pasi e shohin fare mirë, që të çarat e thella të krijuara nga varfëria dhe sistemi në Shqipëri, po mbushen ngadalë nga një dorë që kërkon vetëm të ndihmojë, jo të reklamojë.

E teksa kjo varfëri në vend, vijon të mbretërojë në mijëra familje shqiptare, numri i të cilave sa vjen e shtohet nga dita në ditë, një nismë e tillë do të shërbejë që të gjithë njerëzit në nevojë të kenë një dritare ku të ndajnë hallet dhe shqetësimet e tyre, me shpresën se ka ende shumë shqiptarë të mirë që do t’i ndihmojnë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit