“A financohet Nisma Thurrje nga Soros?”, Goxhaj jep shpjegimin

“A financohet Nisma Thurrje nga Soros?”, Goxhaj…

Ditën e sotme kreu i Nismës Thurrje Endrit Shabani bëri një postim ku tha kërkoj falje që kam qenë pjesë e Soros.

Tashmë ai ka marrë vëmendje mediatike për të justifikuar pozicionin e tij dhe të nismes Thurrje kundrejt Soros.

“Një kujtesë të gjithëve për Shabanin e Sorosit që në vend që të kërkojë falje publike për mashtrimin me Soros po tallet për faqen e tij të zezë”, ka shkruar Goxhaj në një postim ku sqaron çdo gjë në lidhje me financimin e Nismës Thurrje dhe Soros.

Statusi i plotë i Altin Goxhajt:

JA PSE ENDRI SA MË SHUMË PËRPIQET TË DALË NGA GROPA E LLUCËS SË SOROS AQ MË SHUMË ZHYTET.. Ja pse po mbytet në çorbën e Soros që po vjell vetë.. Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu Sepse kur pretendon të dalësh nga Gropa e llucës thithëse Soros duke pretenduar se gropa ku po mbytesh po mbushte nga balta që po të hedhin “të këqinjtë” nga lart, atëhere ti thjesht zhytesh sepse se kupton se sa më shumë gënjen për shkakun e rremë aq mëshumë të thith poshtë shkaku i vërtetë! Nuk është balta e hedhur nga lart qëpo të fundos por lluca e Soros ku je zhytur! O Endri Shabani pse e dredh andej këndej? Nuk të akuzon kush pse merr rrogë nga Fondacioni por pse fsheh financimet e Fondacionit Soros për Partinë tënde dhe pse mbron Sorosin duke gënjyer për bëmat e tij siç është Reforma në Drejtësi apo përpjekjet e vazhdueshme në media për të mbrojtur Sorosin nga akuzat për Axhendën e tij kriminale! Njoh me dhjetra vetë që kanë përfituar nga Soros dhe nuk bëjnë atë që bën ti: të krijojnë parti me paratë dhe asetet e Soros dhe të bëjnë avokatin e Sorosit nëpër media! Dhe ti si ke hesapet as me ish-drejtorët dhe as me militantët (ata s’kanë qenë kurrë elektorati yt) por me elektoratin gri të cilët të akuzojnë për mashtrim, gënjeshtra dhe fshehje financimesh elektorale nga Soros që i kam ekspozuar unë ekskluzivisht siç të kam premtuar! Janë paratë e Soros dhe njerëzit e Soros apo si Fevzo dhe Lutfi Dervishi që të kanë promovuar ty dhe partinë tënde për qëllimet e Axhendës Antishqiptare Soros thelbi problemit dhe as rrogat apo bursat! Unë kurrë s’kam akuzuar njeri pse është financuar nga Soros por pse i shërben Axhendës së tij Kriminale dhe AntiShqiptare! P.s. Kur shkruan kshu hartimesh kujdes se na nxorre zorrët! Përse në 2007 në kamionin e “Bulevard pa qytet” kur kqndidonte Olldashi dhe ti ishekrahu i djathtë i MeroGëlbazës, a s’po bëje atë që bëjnë militantët për karrike dhe rroga pushteti? Po me Kreshon e Këshillit me korrupsionin më të Lartë të Drejtësisë, si i shkove nga pas, për të bashku Shqipërinë me Kosovën apo për pakëz post e karrike? Apo ti je i veçantë, të tjerët janë militantë, ti jo ti, ti je i ndershmi Endrit Shabani që e nise karrierën politike duke mashtruar për financimet elektorale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit