Niveli i aksidenteve u rrit me 14.3% në shkurt, më problematikë moshat 35-44 vjeç

Niveli i aksidenteve u rrit me 14.3%…

Numri i aksidenteve u rrit me 14.3% në muajin shkurt. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në muajin Shkurt 2023 numërohen 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin Shkurt 2022. Çka do të thotë se numri i aksidenteve rrugore është rritur me 14,3%.

Sipas Institutit të Statistikave numri i të aksidentuarve rezulton të jenë plagosur 123 persona nga 100 në muajin Shkurt 2022. Në raportin e INSTAT thuhet se moshat më problematikë janë 35-44 vjeç.

Aksidentet rrugore, në 81,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raporton INSTAT.

Sakaq, bëhet me dije se në 19,2% të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 aksidentet kanë ndodhur si pasojë e këmbësorëve dhe pjesa tjetër për shkak të papërgjegjshmërisë së shoferëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit