Një 38-vjeçar në Korçë dhunon gjyshën, Policia e lë të lirë

Një 38-vjeçar në Korçë dhunon gjyshën, Policia…

Policia e Korçës ka lënë në gjendje të lirë një dhunues në familje. Gjatë kësaj të premte, një 38-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij të moshuar. Policia në komunikimin e saj tregon se ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë, duke mos e parë të arsyeshme që 38-vjeçari të qendronte në paraburgim.

Nuk dihen ende shkaqet e dhunës së patolerueshme ndaj të moshuarës. Ndaj saj ëshë ndërmarr një kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. E moshuara ka marrë trajtim mjekësor dhe pritet që oficerët e policisë ta mbrojnë atë nga nipi i saj dhunues.

Dhuna ndaj të moshuarëve nuk është një ngjarje e rrallë, por këto skena të turpshme po shtohen. Kujtojmë se përpara dy vitesh Policia e Lushnjes ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili dhunoi dhe përdhunuar gjyshen e tij 90-vjeçare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit