Një 42-vjeçar i lë të gjithë pa fjalë! Blen 3 orë Rolex e Porsche 140 mijë dollarë vetëm me çek falso

Një 42-vjeçar i lë të gjithë pa…

Një 42-vjeçar në Florida të SHBA-ve, është arrestuar sepse përdori një çek falso për të blerë një makinë Porsche me vlerë 140 mijë dollarë.

Case William Kelley, e përdori çekun që kishte printuar nga kompjuteri i tij, në Destin, qarkun e Okaloosa, në datën 27 korrik.

Ai u largua para se shitësit të kuptonin se çeku nuk ishte i vërtetë.

Makina u raportua e vjedhur, kur u pa se çeku ishte i printuar nga kompjuteri.

42-vjeçari, vetëm një ditë më pas, kishte blerë edhe tre orë Rolex, po me të njëjtën skemë.

Ai kishte printuar një çek prej 61521 dollarësh, dhe e shpenzoi në një argjendari në Miramar Beach.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit