Një allçi dore 6 milionë lekë?/ Sëmuret presidenti Begaj, shqiptarët paguajnë dyfishin për këshilltarin e tij

Një allçi dore 6 milionë lekë?/ Sëmuret…

Presidenti Bajram Begaj ka marr nga taksat e shqiptarve jo pak por 6 milionë lekë të vjetra. Kreu i shtetit u shfaq në takimin e 12 marsit me presidentin e Azerbajxhanit me dorën e djathtë të fashuar. Allçia e vendosur në dorën e presidentit vijon të mbahet edhe sot, teksa për gjendjen e tij shëndetësore ai është shpërblyer nga buxheti i shtetit. Në një njoftim të paspecifikuar mbi arsyen shëndetësore, zv.kryeministrja Balluku i ka kaluar fondin presidentit Begaj në llogari.

Vendimi në fletoren zyrtare

Nga zyra e tij e shtypit po ashtu nuk është bërë asnjë njoftim nëse kreu i shtetit ka qenë i sëmurë, përveç pjesës së dukshem të dorës së tij. Vlera prej 6 milionë lekë të vjetra, është e barasvlefshme me punën e një viti të një shqiptari me pagë mesatare. Të ketë kushtuar vallë kaq shtrenjtë lëndimi i dorës së djathtë të presidentit të Shqipërisë?

Spitalet në Shqipëri ofrojnë shëndetësi falas sipas kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu. Vetëm Ministria e Shëndetësisë ka një fond prej afro 835 milionë euro, para të cilat dalin nga xhepat e shqiptarve. Këto para shkojnë më së shumti për spitalet, barnat mjekësore, trajtimin e të sëmurëve dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. Sikur mos të mjaftonin këto para, u është dhënë edhe disa kompanive private miliona euro për shërbimin Check-up, Dializën, Sterilizimin apo edhe laboratorët e analizave.

Por me gjithë këto para të dala nga xhepat e shqiptarve, a është kuruar presidenti Begaj në spitalet e vendit? Mesa duket jo. Nëse kjo do të ndodhte kështu, kurimi i tij do të ishte falas dhe do të shmangej shpërblimi i majmë financiar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me një pagë që shkon në në rreth 2.6 milionë lekë bruto në muaj, Begaj ka nevojë edhe për më shumë para nga shqiptarët.

Prej ditësh laboratori i Elbasanit nuk kryen analiza dhe qytetarët po i drejtohen klinikave private për të marrë shërbim. Sikur mos të mjaftonin kostot shtesë që po paguajnë për të ashtuquajturën “shëndetësi falas”, shqiptarët duhet të paguajnë edhe allçin e presidentit. Por kjo nuk është e vetmja pagesë që i ka kaluar Presidencës. Ndërkohë dyfishin e vlerës ka përfituar këshilltari i Begajt, Klement Zguri, sëmundja e të cilit nuk dihet.

Në total, shqiptarët paguan me një firmë të Ballukut plot 18 milionë lekë të vjetra, për një shërbim që supozohet të jetë falas në Shqipëri, madje edhe për zyrtarët e lartë të shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit