Një aromë e çuditshme alarmon stjuardesat, avioni bën uljen urgjente në Rinas

Një aromë e çuditshme alarmon stjuardesat, avioni…

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur këtë të mërkurë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pasi u nis. Shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndelinë.

Diçka e tillë ka ngjallur panik tek stjuardesat dhe stafi i avionit, të cilët dyshonin për prani të lëndës narkotike. Mësohet se avioni është detyruar të rikthehet mbrapsht  pak momente pasi ishte nisur dhe po behej gati të ngrihej në fluturim.

Por sapo pasagjeri u kontrollua dhe u verifikua aroma e xhupit të tij, avioni është nisur sërish. Marrë shkas nga ky “problem” avioni ka shkuar me dy orë vonesë në Pisa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit