Një biznesmen shqiptar tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë, Artan Hoxha: Kuzhinieri turk i kërkoi 7 milionë dollarë

Një biznesmen shqiptar tentoi të hapte restorantin…

Gazetari ivestigativ Artan Hoxha ka treguar se një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brandin e restoranteve të Nusret në Tiranë. Ai nuk përmendin asnjë emër se për kë bëhej fjalë.

Hoxha shtoi se Nusret kishte kërkuar një shumë të madhe parash, plot 7 milionë dollarë për të sjellë emrin e tij në Tiranë.

“është njësoj kur një nga këta djemtë në Shqipëri, që rrinë në rrethinat e Tiranës të shkojnë tek Nusreti. Ta sjellin këtu dhe të thonë që kemi sjellë Nusretin këtu. donte njëri që të hapte Nusret në Shqipëri, ai tha po, por dua 7 milionë,“-tha Artan Hoxha.

Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit.

Në restorantet e tij të cilat janë të shtrira në të gjithë botën vijnë me mijëra njerëz të cilët janë të apasionuar pas shefit të kuzhinës dhe lëvizjes së tij të famshme me kripë. Kostoja? “E kripur” ashtu si edhe stili i kuzhinierit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit